Kërkojmë Zyrtar/e për Burime Njerëzore me njohuri të
gjuhës gjermane
Detyrat dhe përgjegjësitë
• Menaxhon ekipin e rekrutimit në organizimin e takimeve, prezantimin e mundësive të punësimit, paraselektimin e aplikantëve të interesuar, kryerjen e procedurave adimistrative të aplikimit
• Hulumton zona të ndryshme në mënyrë të vazhdueshme me qëllim zgjerimin e përcaktimin e target grupeve sipas mundësive të punësimit
• Njeh programet e punësimit sipas portofolit të biznesit dhe rregulloren e brendshme më përgjegjësi
• Menaxhon aplikimet e punëkërkuesve të përzgjedhur. Përgatit raporte përkatëse të rekrutimit
• Zhvillon dhe implementon politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore
• Menaxhon procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për punësim
• Mbikqyrë dhe menaxhon procesin e vlerësimit të performancës
• Kontribuon për një ambient pozitiv të punës
• Kujdeset për mirëqenien dhe ngritjen profesionale të të punësuarve
• Vlerëson nevojat për trajnime si dhe bënë monitorimin e programeve të trajnimit
Kualifikimet
• Të ketë të përfunduar studimet e gjuhës gjermane
• Përvojë pune e prefereushme 2 vite në burime njerëzore ose administratë
• Aftësi të shkëlqyeshme të gjuhës gjermane në të folur dhe në të shkruar
• Njohuri shumë të mira të MS Office dhe aftësive kompjuterike
• I/e aftë të punoj ne grup
Dokumentet e kërkuara për aplikim
• CV
• Kopja e diplomave të edukimit të përfunduar
• Kopjet e diplomave dhe dokumentet e tjera që tregojnë për kurse ose programe
trajnuese/edukative të përfunduara
• Referenca nga punëdhënësit paraprak