Zyrtar/e të Burimeve Njerëzore me Njohuri të Gjuhës Gjermane

24.01.2020 - 24.03.2020
hr@kikxxl-evrotarget.com
Për më shumë, na shkruani!

Send Message to hr@kikxxl-evrotarget.com

Përshkrimi i punës

Kërkojmë Zyrtar/e për Burime Njerëzore me njohuri të gjuhës gjermane

Detyrat dhe përgjegjësitë 

Menaxhon ekipin e rekrutimit në organizimin e takimeve, prezantimin e mundësive të punësimit, paraselektimin e aplikantëve të interesuar, kryerjen e procedurave adimistrative të aplikimit

Hulumton zona të ndryshme në mënyrë të vazhdueshme me qëllim zgjerimin e përcaktimin e target grupeve sipas mundësive të punësimit

Njeh programet e punësimit sipas portofolit të biznesit dhe rregulloren e brendshme më përgjegjësi

Menaxhon aplikimet e punëkërkuesve të përzgjedhur. Përgatit raporte përkatëse të rekrutimit

Zhvillon dhe implementon politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore

Menaxhon procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për punësim

Mbikqyrë dhe menaxhon procesin e vlerësimit të performancës

Kontribuon për një ambient pozitiv të punës

Kujdeset për mirëqenien dhe ngritjen profesionale të të punësuarve

Vlerëson nevojat për trajnime si dhe bënë monitorimin e programeve të trajnimit


Kualifikimet 

Të ketë të përfunduar studimet e gjuhës gjermane

Përvojë pune e prefereushme 2 vite në burime njerëzore ose administratë

Aftësi të shkëlqyeshme të gjuhës gjermane në të folur dhe në të shkruar 

Njohuri shumë të mira të MS Office dhe aftësive kompjuterike

I/e aftë të punoj ne grup 



Dokumentet e kërkuara për aplikim

CV 

Kopja e diplomave të edukimit të përfunduar 

Kopjet e diplomave dhe dokumentet e tjera që tregojnë për kurse ose programe   

trajnuese/edukative të përfunduara

Referenca nga punëdhënësit paraprak


Forma e aplikimit

Asnjë dokument i zgjedhur