Menaxher (e) i /e Burimeve Njerëzore

16.04.2021 - 31.10.2021
hr@kikxxl-evrotarget.com
hr jobs recruiting mundësi punësimi pune burime njerëzore
Për më shumë, na shkruani!

Send Message to hr@kikxxl-evrotarget.com

Përshkrimi i punës

Përmbledhja e detyrave të punës

  • Menaxheri/ja i/e Burimeve njerëzore udhëheqë dhe drejton stafin dhe funksionet ditore të Departamentit të Burimeve Njerëzore duke përfshirë procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes, administrimin e beneficioneve dhe të drejtave që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi. Menaxheri/ja i/e Burimeve Njerëzore interpreton, ndjek dhe zbaton procedurat dhe politikat e miratuara të BNJ, duke iu ofruar punonjësve asistencën e nevojshme me qëllim të kultivimit të një mjedisi pozitiv të punës. 
  • Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
  • Menaxhon me stafin e Departamentit të Burimeve Njerëzore për të siguruar implementimin e të planeve dhe mbarëvajtjen e të gjitha proceseve të Departamentit të Burimeve Njerëzore;
  • Zhvillon dhe implementon strategji, iniciativa, politika dhe procedura të Burimeve Njerëzore në përputhje me strategjinë e përgjithshme të kompanisë;
  • Harton dhe menaxhon planin dhe procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për punësim duke siguruar respektimin e plotë të procedurave të brendshme të rekrutimit;
  • Përkrah nevojat aktuale dhe të ardhshme të biznesit me resurse njerëzore, përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe mbajtjes së kapitalit njerëzor;
  •  Ofron këshilla për të punësuarit dhe menaxhmentin lidhur me çështjet e burimeve njerëzore;
  •  Shërben si urë lidhëse në mes të menaxhmentit dhe të punësuarve duke trajtuar kërkesat, ankesat por edhe sigurimin e zbatimit të rregullave, përgjegjësive dhe të drejtave përkatëse;
  • Ndjek Panairet e Punësimit me qëllim tërheqjen e kandidatëve potencial dhe përcjelljen e zhvillimeve më të reja në fushën e Burimeve Njerëzore;
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e departamenteve dhe kontribuon në përmirësimin e klimës së punës dhe garantimin e performancës pozitive të punonjësve;
  • Mbikëqyrë dhe menaxhon procesin e menaxhimit dhe vlerësimit periodik të performancës;
  • Harton dhe siguron implementim të detajuar të planit të trajnimeve të stafit sipas nevojës dhe drejtimit të zhvillimit të kompanisë,
  • Menaxhon me procesin e administrimit të beneficioneve dhe të drejtave të punonjësve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi dhe kontrata e punës;
  • Menaxhon dhe siguron administrim të plotë, kualitativ dhe konfidencial me dosjet e personelit.
  •  Përgatit dhe prezanton raporte të ndryshme relevante në baza periodike;

Kualifikimet

  • Kandidati/tja duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative,
  • Diplomë Universitare relevante (Administrim Biznesi, Menaxhment, Ekonomi), Diploma Master në Burime Njerëzore dhe trajnime tjera relevante përbëjnë avantazh;
  • Të ketë përvojë pune 3 deri në 5 vite në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore;
  • Njohuri të avancuara të ligjit  të punës dhe ligjeve tjera relevante;
  •  Shkathtësi të punojë në grup por edhe në mënyrë individuale;
  • Shkathtësi të shkëlqyera të komunikimit si në të folur ashtu edhe në të shkruar në gjuhën Angleze dhe Shqipe, njohuria e gjuhës Gjermane është avantazh;
  • Shkathtësi të shkëlqyera organizative, aftësi për të prioritizuar, për të menaxhuar me detyra të ndryshme në të njëjtën kohë duke mbajtur përqendrim maksimal në detaje dhe afatet kohore;
  • Shkathtësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të mira me bashkëpunëtorë dhe partnerë;
  • Shkathtësi për të ndërmarrë veprime me vetiniciativë për të zgjidhur, përmirësuar apo për të evituar probleme eventuale në proceset relevante;
  • Njohuri të avancuara në përdorim të  Microsoft Office dhe platformave sociale; Përvojë në përdorim të sistemeve elektronike për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore paraqet avantazh.

Ofrojmë

  • Kontratë afatgjatë dhe punë të sigurt;
  • Pagë të lartë dhe bonuse;
  • Klimë pozitive në punë me theks të veçantë tek puna dhe bashkëpunimi ekipor;
  • Trajnime brenda dhe jashtë vendit;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Procedura e aplikimit
  • Besojmë se e kemi ngjallur interesimin tuaj?! Atëherë......
  • Për të aplikuar për këtë mundësi atraktive punësimi, ju lutemi plotësoni formularin për aplikim duke bashkangjitur dhe CV-në tuaj.
  • Pas shqyrtimit të dokumentacionit, në fazat tjera të rekrutimit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. 



Afati i aplikimit është i hapur deri me datë: 31 Tetor, 2021Ju mirëpresim!


Forma e aplikimit

Asnjë dokument i zgjedhur